1 / 5

Ky program është një nismë për sensibilizimin e brezave ndaj trashëgimisë së Marubëve si një ndër thesaret më të çmuara të kulturës shqiptare që përmes fotografisë, sjell në dritë momente, personazhe, ngjarje të një harku kohor mbi njëqind vjeçar.
 
Thirrja i drejtohet studentëve shqiptarë për tu angazhuar gjatë periudhës verore në aspekte të ndryshme të punës në muze që kanë të bëjnë asistencën ndaj vizitorëve, shoqërimin e grupeve e deri tek ndihmesa në hapësirën e bibliotekës së muzeut.

Pjesëmarrësit do të trajnohen nga stafi i muzeut dhe do të kenë një mentor që i ndjek gjatë gjithë periudhës së praktikës.
Kohëzgjata duhet të jetë jo më pak se dy javë e jo më shumë se një muaj.
 
Për më shumë informacione mund të na kontaktoni në info@marubi.gov.al, subjekti: Summer at Marubi.