• Marubi Digital Art Days

    1718.11.2023
    1 / 11

    Marubi Digital Art Days është një nisëm e ndërmarrë nga muzeu në bashkëpunim me kompaninë Technosoft Albania për afrimin e artistëve digjital me interpretimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, frymëzuar nga etnografia, monumentet, legjendat shqiptare, portrete të personaliteteve me rëndësi kombëtare, të dokumentuar në koleksionin Marubi. Juria e përbërë nga Gjergj Spathari, Besmir Kthupi, Vasjen Katro shpalli fituese të edicionit të parë Samela Balazin me punimin "Portret Zadrimoreje". Fitueses iu dhurua një tabletë XP-Pen Artist 12 nga kompania Technosoft si dhe një mundësi për prezantimin e një projekti personal përgjatë Marubi Digital Art Days 2024.