Masterklasa
Të shkuara
Pjesëmarrës: Shkollat e mesme 'Hamdi Bushati', 'Oso Kuka'
Mentor: Ergys Vela
Cikli i masterklasave “Dark Room Lab”, i zhvilluar pranë “Dugaja e Fotografisë", përfshiu të rinj të apasionuar mbas fotografisë, në eksplorimin e teknikave analoge dhe proceseve të zhvillimit të fotografisë në dhomën e errët.
Cikli i laboratorëve i drejtuar nga Ergys Vela, profesor pranë Fakultetit të Arteve e njëkohësisht themelues i “Dugaja e Fotografisë" u fokusua tek fotografimi në analog - bardh e zi / me ngjyra - e më tej tek stampimi në letër fotografike, duke ndjekur proceset e kohërat e diktuara nga dhoma e errët.
*Masterklasa ishte pjesë e programit të fundvitit "Shkrue me dritë" *
Të shkuara
Pjesëmarrës: fotografë të rinj
Mentor: Maximilian Zeitler
Masterklasë dy ditore mbi procesin e kolodiumit të lëngshëm e cila riktheu pas më shumë se 170 vitesh realizimin e kësaj teknike në Shkodër.
Të shkuara
Pjesëmarrës: Studentë të Fakultetit të Arteve, fotografë të rinj
Mentorë: Ergys Vela, Orestia Kapidani
Cikli i masterklasave “Dark Room Lab”, i zhvilluar pranë “Dugaja e Fotografisë", përfshiu studentë të Fakultetit të Arteve e të apasionuar mbas fotografisë, në eksplorimin e teknikave analoge dhe proceseve të zhvillimit të fotografisë në dhomën e errët.
Cikli i laboratorëve i drejtuar nga Ergys Vela, profesor pranë Fakultetit të Arteve e njëkohësisht themelues i “Dugaja e Fotografisë" u fokusua tek fotografimi në analog - bardh e zi / me ngjyra - e më tej tek stampimi në letër fotografike, duke ndjekur proceset e kohërat e diktuara nga dhoma e errët.
Në masterklasën e drejtuar nga fotografja Orestia Kapidani, u realizua testi me fotogram dhe kontakt direkt të filmit në letër.
Fotografitë e realizuara u ekspozuan pranë Dugajës së Fotografisë.
Ky program, i zhvilluar në kuadër të projektit Across Generations, u mbështet nga Goethe Zentrum Tirana.
Të shkuara
Pjesëmarrës: Shkolla e mesme artistike “Prenkë Jakova”, Shkodër; Liceu Artistik “Jan Kukuzeli”, Durrës
Mosha: 14-18 vjeç
Mentors: Tea Çuni (Muzeu Marubi), Anisa Mano (CHwB Albania)
Punëtoria ishte një bashkëpunim i muzeut me organizatën CHwB Albania si faza e parë përgatitore për krijimin e një libërthi për ngjyrosje me imazhe të arkivit Marubi.
Të shkuara
Pjesëmarrës: Shkolla e mesme artistike "Prenkë Jakova”, Shkodër
Mosha: 14-18 vjeç
Drejtues i punëtorisë: Zija Karini, artizan
Një paradite e bukur në përkujdesin e artizanit Zija Karini, mjeshtër i punimeve artistke me dru, pasardhës i një familjeje me tradita në teknikën e djegies e gdhendjes në dru. Në punishtën e tij janë skalitur ndër imazhet më të bukura të traditës shqiptare duke përdorur teknika tradicionale. Së bashku me nxënësit organizuam një punëtori me teknikën e pirografisë, gjatë së cilës u gdhendën në dru fotografi të koleksionit Marubit duke i risjellë në një formë të re imazhet e mirënjohura.
Të shkuara
Mosha: 14-18 vjeç
Pjesëmarrës: Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”, Shkodër
Drejtuese e punëtorisë: Tea Çuni, përgjegjëse e sektorit të komunikimit dhe promovimit pranë muzeut
Çfarë është guida muzeale, cili është roli i saj, çfarë informacionesh duhet të ndajë me vizitorin e cilat janë praktikat e mira të orientimit të grupeve në një hapësirë muzeale? Këto e shumë pyetje të tjera në një punëtori mbi guidat muzeale organizuar me nxënësit e shkollës së mesme profesionale "Hamdi Bushati", klasa e guidës turistike. Punëtoria filloi me një vizitë të guiduar në muze e cila u ndoq nga një trajnim teorik mbi rëndësinë e guidave muzeale në vazhdim të të cilit nxënësit punuan disa ushtrime praktike të lidhura me tematikat e trajtuara.
Të shkuara
Mosha: 14-18 vjeç
Drejtuese e punëtorisë: Elvisa Plloçi, artizane
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës dhe Siteve, në bashkëpunim me artizanen Elvisa Plloçi, punëtoria e organizuar kishte si qëllim realizimin e albumeve fotografikë artizanalë me materiale të riciklueshme. Duke u nisur nga arkiva Marubi dhe raporti i saj me trashëgiminë fotografike, albumi fotografik vjen si një mënyrë alternative për promovimin e arkivës duke e lidhur atë me vlerën afektive që merr fotografia e vendosur në një album të punuar e të kuruar vetë.
Të shkuara
Pjesëmarrës: Liceu Artistik “Jordan Misja”, Tiranë
Mosha: 14-18 vjeç
Drejtuese e punëtorisë: Blerta Hoçia, artiste
Rëndësia e trashëgimisë tonë kulturore vjen një punëtori të drejtuar nga artistja Blerta Hoçia ku pjesëmarrësve iu dhanë disa fotografi nga arkivi Marubi të cilat u shndërruan në skica të cilat do të faqosen në një libër ngjyrosjeje për fëmijë.
Të shkuara
Pjesëmarrës: Shkolla e Mesme Artistike “Prenkë Jakova”, Shkodër
Liceu Artistik “Jordan Misja”, Tiranë
Mosha: 14-18 vjeç
Drejtues i punëtorisë: Ergin Zaloshnja, artist
Street art është arti i rrugës, arti me të cilin shprehet kritika dhe aktivizmi. Imazhet e street artit janë të drejtpërdrejta. Vetëm në këtë mënyrë, ato e shpojnë syrin e hutuar të kalimtarit modern. Punëtoria u drejtua nga artisti Ergin Zaloshnja i cili organizoi me studentët e liceve artistikë të Shkodrës dhe Tiranës, një leksion teoriko-multimedial me shembuj nga artistë të rrugës që kanë shënuar subkulturën e këtij arti. Leksioni u pasua nga vendosja e disa fotografive të arkivës në pika të ndryshme të qytetit duke i përshtatur ato me mesazhe e ikona bashkëkohore.