1 / 14

Programi Edukimi përmes Kulturës është një program i përbashkët i Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë i firmosur në vitin 2016, i cili synon që institucionet kulturore dhe arsimore të nxisin interesin e fëmijës për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike duke garantuar sigurimin e mundësive të përshtatshme dhe të barabarta në jetën kulturore, artistike, si dhe krijimin e hapësirave dhe aktiviteteve krijuese përgjatë kohës së lirë.

Në kuadër të kësaj, krahas programit të edukimit, Muzeu Marubi ofron ture të guiduara të cilat ndihmojnë rritjen e njohurive rreth koleksionit të muzeut dhe ekspozitat të përkohshme.

Rregullorja e muzeut parashikon që vizita të rezervohet paraprakisht duke kontaktuar në adresën email info@marubi.gov.al ose në numrat e telefonit +355689071797 /+ 355 22 400 500.
Në momentin e vizitës, ju duhet të paraqisni pranë recepsionit apo të na e dërgoni paraprakisht me email, një listë emërore nxënësish të printuar e të firmosur nga drejtori/-esha e shkollës.

Të mirëpritur te Marubi!