Gregory Crewdson
Eveningside
–
Gjatë tre dekadave të fundit, Gregory Crewdson ka mishëruar një portret të Amerikës së Mesme, atë Amerikë të periferisë me gardhe të drunjta që sodit me sy të stërhapur shkëlqimet e një ëndrre të venitur, e cila prej kohësh është e zbehur dhe e fishkur. Fotot e tij kinematografike kanë bashkuar ngadalë fragmentet e një bote muzgu.
Vepra e tij gërsheton në mënyrë mahnitëse një dimension autobiografik me portretin e një Amerike pa lavdi, si mjedisi i një njerëzimi të gëlltitur nga ankthi i heshtur, ndërsa mbetet i zhytur në dëshpërim dhe zemërim. Dritat e zbehta dhe rrugët e shkreta janë trope të përsëritura në veprat e tij, të cilat përgatiten si skena filmike për të prodhuar foto që mbeten çuditërisht imazhe nga filma që nuk ekzistojnë.
Kjo ekspozitë bashkon vepra nga tre seritë e krijuara midis viteve 2012 dhe 2022. Të parashikuara si një trilogji, ato paraqesin një pasqyrë unike në një dekadë krijimtarie dhe zbulojnë dy boshtet qendrore – intime dhe politike – të universit që e ka paraqitur Gregory Crewdson si një nga figurat kryesore të fotografisë. Katedralja e Pishave (Cathedral of the Pines) dhe Eklipsi i Tenjave (An Eclipse of Moths) shënojnë një fazë kryesore për shkak të intimitetit me të cilin ato vibrojnë, të kristalizuara nga vendet ku u realizuan imazhet, të cilat janë thellësisht të lidhura me jetën e Gregory Crewdson, të partneres së tij romantike e krijuese Juliane Hiam dhe të fëmijëve të tyre. Kjo trilogji, e përmbyllur në mënyrë mbresëlënëse nga Eveningside (Buzëmbrëmje), zbulon artikulimet kryesore të artit të Gregory Crewdson, në një lëkundje të hollë e të lehtë midis poetikës dhe politikës, midis ndjeshmërisë tokësore të një njeriu dhe mbërthimit të mprehtë nga ana e tij të zhurmës së dallgëve, zhurmë e cila tingëllon kundër një bote të mbërthyer nga brutaliteti i ngadalshëm.
Pas ekspozitave të paraqitura në Gallerie d’Italia/Intesa Sanpaolo (Torino, Itali, 2022), në Rencontres Photographiques d’Arles (Arles, Francë, 2023) dhe në Qendrën e Fotografisë VB (Kuopio, Finlandë, 2024), Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi paraqet punën e këtij fotografi të njohur ndërkombëtarisht.
Jean-Charles Vergne
Kurator i ekspozitës shëtitëse evropiane
Kreditë e ekspozitës
- Kuruar nga
Jean-Charles Vergne
- Një ekspozitë nga
Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
- Në bashkëpunim me
Gallerie d’Italia - Intesa Sanpaolo’s Museum
- Mbështetur nga
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit
Intesa Sanpaolo:
Giovanni Bazoli
Chairman EmeritusGian Maria Gros-Pietro
ChairmanCarlo Messina
Managing Director and CEOPaola Angeletti
Chief Sustainability Officer - Si pjesë e
Michele Coppola
Drejtor Ekzekutiv për Artin, Kulturën dhe Trashëgiminë
Drejtor i përgjithshëm i Gallerie d’Italia
Silvia Foschi
Përgjegjëse për Trashëgiminë dhe Aktivitetet Kulturore
Përgjegjëse për Promovimin Kulturor, Marketingun dhe Partneritetet
Antonio Carloni
Zëvendësdrejtor i Gallerie d’Italia – Torino
Projektet fotografike dhe Komisionimet - Koordinatorë të ekspozitës
Luçjan Bedeni
Tereza Çuni - Tekstet
Jean-Charles Vergne
- Përkthimi
Arben Bushgjokaj
- Instalimi
Kolë Guraziu, Gjergj Spathari
- Projekti grafik
Bardhi Haliti





