A është muzeu i aksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara?

Muzeu është lehtësisht i vizitueshëm edhe nga personat me aftësi të kufizuara. Hyrja, me një këmbë shkallë, nuk është e pajisur me rampë, por në këtë rast, stafi i muzeut do të kujdeset për aksesin e vizitorit. Ashensori si dhe tualetet janë konceptuar sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuara duke krijuar hapësira të mjaftueshme edhe për shoqëruesit e tyre.

A ka muzeu dyqan?

Aktualisht Muzeu nuk ka dyqan dhe nuk shet produkte dhe botime, por puna për ngritjen e tij është në proces.

Çfarë ekspozitash ka muzeu?

Krahas ekspozitës së përhershme kushtuar fotografëvë të Dinastisë Marubi, muzeu organizohen disa ekspozita të përkohshme brenda vitit, të cilat i gjeni në web.

Ku mund të blej biletën online?

myticket.al

Jam një mësues/e dhe dëshiroj të vizitoj Marubin me klasën time. A paguajnë nxënësit biletë?

Në kuadër të programit Edukimi përmes Kulturës, i nënshkruar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, mësuesit mund të prenotojnë vizitën e klasës që shoqërojnë dhe në këtë rast, hyrja është pa pagesë për parashkollorët/nxënësit dhe stafin pedagogjik. Në momentin e paraqitjes në muze, mësuesi/edukatori shoqërues duhet të paraqesë një listë emërore të nxënësve të firmosur e vulosur nga drejtori i shkollës. Në mungesë të saj, hyrja do të jetë me biletë sipas kategorisë së parashikuar.
Për prenotimin e vizitës, mund të na shkruani në info@marubi.gov.al, tel: +355 22 400 500 ose të paraqiteni pranë recepsionit të muzeut.

A ka guidë muzeu?

Muzeu nuk ka guidë, por informacionet për ekspozitat janë të detajuara në tekste, broshura e materiale video në mënyrë që çdo vizitor të mund të marrë informacionin e nevojshëm nga vizita në muze.